Disa mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur në një shtëpi në fshatin Celinë të Rahovecit, me ç’rast kanë intervenuar njësitet e FSK-së.
Mjetet e dyshuara shpërthyese janë gjetur dje pas orës 15:00 derisa një banor i fshatit ishte duke në oborrin e shtëpisë së tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në dy thasë në të cilët kishte pas mjete shpërthyese”, njofton policia.
Bëhet e ditur se njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese, pa ndonjë incident.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i cili ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Edhe njësiti EOD i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes, i cili në mënyrë të sigurt i ka tërheqë nga vendi mjetet shpërthyese”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër