Policia e Prizrenit bën të ditur se sot rreth orës 10 e 15 minuta, Policia e Suharekës ka zbatuar një urdhër kontroll në ambientet e një restoranti në Prizren, pasi kishin pranuar një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se aty mund të gjendeshin armë ilegale.
“Kontrolli është kryer me pëlqimin e prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake. Gjatë bastisjes është sekuestruar një kallashnikov AK-47, dhe një pistoletë e llojit M-57 me 4 fishekë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Sipas njoftimit nga Policia pasi është informuar prokurori i shtetit për gjetjet, i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rasti penal ndërsa i dyshuari Sh. K. të ndalohet për 48 orë./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...