Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, e udhëhequr nga Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një kumtese ka njoftuar se janë duke menduar seriozisht për të kërkuar që Tuzi të jetë pjesë e buxheteve të Shqipërisë ose Kosovës.
“Qeveria e Dritan Abazoviq [Abazoviqi është zëvendëskryeministër në mal të Zi] në projekt-buxhetin për vitin 2021, nuk planifikoi asnjë cent investimesh në komunën e Tuzit, megjithëse na takon me ligj. Pasi ishte mysafir në komunën e Tuzit dhe premtimeve të bëra, Abazoviq duhet të turpërohet nga [mos)veprimet e tuaja. Ju vazhduat pothuajse të njëjtën praktikë në Ulqin, si dhe në komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në kumtesën e Alternativës Shqiptare, transmetojnë mediat serbe.
Më tej në kumtesë thuhet se kjo Qeveri [e Malit të Zi] nuk po i përmbush detyrimet e parashikuara nga ligji për komunën e Tuzit, siç është rasti me komunat e tjera në Mal të Zi, transmeton Telegrafi.
“Vetëm komuna e Tuzit paguan mbi gjysmë milioni euro taksa në buxhetin e shtetit çdo vit. Këto dhe shumë argumente të tjera vërtetojnë se ju Abazoviq jeni pjesë e qeverisë antishqiptare dhe se synoni degradimin ekonomik të vendbanimeve autoktone shqiptare. Si një komunitet autokton shqiptar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë seriozisht të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në kumtesën e Alternativë Shqiptare.
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin