Shiu i madh që ra në muajin qershor në Kosovë përpos vërshimeve e problemeve që shkaktoi, ka sjellë edhe një fenomen të rrallë.
Sipas Besim Aliut, parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, qershori solli për dallim prej shumë vjetëve të tjera, më shumë të reshura në rrafshin e Kosovës se në rrafshin e Dukagjinit.
“Sasitë e reshjeve në muajin qershor ishin enorme në jug dhe juglindje të Kosovës. Sipas statistikave rrafshi i Dukagjinit gjithmonë kishte reshje më shumë se rrafshi i Kosovës, POR kjo nuk ndodhi edhe këtë vit. Ky fenomen nuk përfundon këtu, por lë vend për analiza të thella dhe rezultate konkrete!”, ka thënë ai.
Aliu në Facebook ka postuar edhe një fotografi ku ka treguar sasinë e reshjeve në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj për të treguar dallimet interesante.

Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...
AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të t...
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal