Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Grupit parlamentar tha se brenda ditës së sotme ose nesër presin formalizmin e koalicionit dhe pastaj do të procedojnë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Po presim harmonizimin e koalicionit. Akoma nuk e kemi marrë mandatin prej Presidentit Hashim Thaçi. Ne akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion”.
“Shpresojmë se brenda ditës së sotme ose nesër të mbyllim çështjen koalicionit. Sapo ta përfundojmë koalicionin ne do të procedojmë seancë të re në Kuvend për votimin e këtij koalicioni qeverisës”, tha ai.
Gashi tha se edhe Lista serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe njëri nga ministrat e Listës serbe mund të jetë zëvendëskryeministër./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan