Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me datë 22 janar 2020 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme, ka bërë dy (2) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) traktorëve, dy (2) rimorkiove të traktorit dhe një sasie të konsiderueshme të masës drusore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka sekuestruar një automjet për veprën penale “Falsifikim dokumenti”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër (5) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...