Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Kurse nga 3 mijë e 511 testime, janë regjistruar 333 raste të reja me koronavirus.
“Të ndjerit janë nga mosha 1 deri 86 vjeç. Nga të raportuarit, 3 persona humbën jetën në kushte spitalore dhe 2 persona ndërruan jetë në kushte shtëpie.” thuhet në një postim në Facebook të Ministrisë.
Ndërsa 311 persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe 5 mijë e 185 janë ende të infektuar.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 565 mijë e 599 teste për COVID-19 në Maqedoni të Veriut, ku 222 mijë e 666 kanë rezultuar pozitiv dhe 7 mijë e 879 kanë vdekur.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi