Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe se të përfshira ishin tri vetura.
“ Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”.
“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër