Gjashtë të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm, Gjykata e cilëson si vrasje nga profesionistët

13:23 | 6 Korrik 2021
M. A.

Gjatë të akuzuarit për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq deklaruan të pafajshme sot para trupës gjykuese.

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, janë emart e këtyre të akuzuarve  ndaj të cilëve sot u mbajt seancë gjyqësore në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit,  që ndodhi me 16 janar 2018, raporton arbresh.info.

Në seancën e parë të shqyrtimit kryesor që po mbahet sot, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje

Nga Prokori, është kërkuar që Gjykata të procedojë me zbatimin e masave në lidhje me ata që kanë pranuar veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjykata nuk mund të bëjë ricilësimin e veprës penale.

Prokuroria thekson se ka prova që dëshmojnë se 4 të pandehurit kanë qenë pjesë e grupit të organizuar kriminal dhe janë përgjegjës për vrasjen e politikanit Oliver Dragojeviq më 16 janar 2018, që u qëllua plot 6 herë me plumba 9mm, nga nje veturë e llojit Opel.

Sipas Prokurorit, vrasja është bërë me organizim, nga profesionistë.

Prokuroria është e qëndrimit se të paktën 4 vite para vrasjes, grupi tanimë i akuzuar, kanë vepruar si organizatë kriminale, duke pasur edhe hieararki.

Ky aktivitet kriminal arriti kulmin, kur veprimet e këtij grupi kriminal shkaktuan që Oliver Dragojeviq të humbë jetën.

Sipas Prokurorit, zyrtarët e akuzuar policor me qëllim ia kanë lëshuar rrugën kryerësit të vrasjes, duke keqpërdorur kështu detyrën zyrtare.

Për sa i përket provave, Prokurori është shprehur së ata do të nisen nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Në këtë shqyrtim do të vërtetohet se pretendimi i të pandehurve do të bie ndesh me provat që janë siguruar deri më tani, duke i demaskuar ata si një grup i akuzuar kriminal dhe të fajshëm për veprën penale të vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviq.

Fjala iu dha edhe të dëmtuarës, Marina Ivanoviq.

Ajo është shprehur se në ftesën që i është bërë nga Gjykata, është thënë që ajo do të ftohet në rolin e dëshmitares dhe nuk është e gatshme që të deklarohet në cilësinë e të dëmtuarës.

Si rrjedhojë, Ivanoviq nuk mbajti fare fjalë hyrëse dhe do të i caktohet një datë tjetër, në mënyrë që të mund të përgatitet.

Avokati i të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Faruk Korenica, në fjalën e tij hyrëse është shprehur se për të mbrojturin e tij nuk qëndron asnjë akuzë.

“Do të vërtetoj se kjo që po ndodh është një paradoks të madh”, tha ai.

I pandehuri Spasojeviq poashtu ka mbajtur një fjalë hyrëse, duke i hedhur poshtë akuzat që iu bënë nga Prokurori.

Janë bërë manipulime me akuzat, të cilat Prokuroria i ka paraqitur si prova, tha në fjalën e tij hyrëse avokati Mahmut Halimi, që mbron të pandehurin Marko Rashiq.

Një dëshmitar anonim pritet që të vijë në seancat e radhës, që të dëshmojë se veturën e politikanit të vrarë e ka djegur një person me nofkën “Debeli”, ka thënë ndër të tjera Halimi.

Avokatja, Jovana Filipoviq ka paraqitur një vërejte ndaj Gjykatës, për mosdorëzim të aktakuzës në gjuhën serbe, duke vazhduar që të mbrojë klienten e saj, Silvana Arsoviq.

Avokati Tomë Gashi, duke folur në cilësinë e avokatit të Rade Basara është shprehur se fjala hyrëse nuk paraqet kurrfarë prove.

Asnjë i akuzuar nuk u dënua as në seancën e sotme.

Seancat e radhës për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq janë caktuar më 30 gusht e 1 shtator dhe 14 dhe 17 shtator të këtij viti.

Nga avokatët e pandehurve është kërkuar që ata të lirohen nga masa e paraburgimit, meqë e konsiderojnë si të paarsyeshme, por Prokurori e ka kundërshtuar. Trupi gjykues pritet që të shqyrtojë kërkesat e palëve.

Shpërndaje në rrjete sociale