Një grua bashkë me dy fëmijët e saj është larguar nga shtëpia e burrit të saj në Gjakovë dhe nuk dihet asgjë për ta.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, që nga 27 marsi, ajo është larguar nga shtëpia e burrit me djalin dhe vajzën e saj 11 dhe 12 vjeç, të cilët i ka pasur nga një martesë e mëhershme, dhe më, s’dihet asgjë për ta.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 27.03.2023 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll