Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar armë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 6:30.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator, 138 fishek të kalibrave të ndryshëm, 7 krehër për fishek, 87 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një këllëf i armës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari mashkull është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia./arbresh.info
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht