Gjakova Ditën Ndërkombëtare të Tokës sot e ka shënuar me mbjellje lulesh e fidanësh.
Në bashkëpunim me vullnetarët e Qendrës Rinore të Gjakovës janë mbjellë 3 mijë fidanë të luleve sezonale shumvjeçare, përfshirë Begonija, Salvija, Mini Trendafila, Kadife, Top Shimshirë, Betonija e të tjera. Mbjellja e fidanëve ka nisur në rrethrrotullimin e ri në afërsi të Stacionit të Autobusëve, për të vazhduar pastaj nëpër të gjitha vendet e gjelbëruara, në qendër të qytetit dhe në rrugën “Tirana”.
Kjo sasi është paraparë të mbillet gjatë ditës së 22 Prillit, ndërsa ditëve në vazhdim do të mbillen edhe 3 mijë fidanë të tjerë të luleve si dhe fidanë të pishave, nëpër lokacione të ndryshme të komunës së Gjakovës.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës