Qytetarët e Gjakovës kanë nisur një iniciativë për të ndërtuar një pemë gjigante me fruta, me anë të së cilës po pretendojnë te hynë në Librin Guinness
Alket Pozhegu nisi këtë iniciativë për ta thyer rekordin e Guinness. Ai krijojë pemën të cilën pretendon që është më e gjata e këtij lloji në botë, ku përdori rreth 1300 copë fruta.
“Për këtë skulpturë janë përdorur pesë artikuj të frutave – rreth 1300 copë frutash. Së pari e kam paraqit idenë time në rekordin e Genisit. Më obligohet t’i plotësoj disa dokumente që ata mi kanë dërguar dhe pasi t‘i plotësojë dhe t’i dërgoj për verifikim, më duhet të pres rreth 12 javë, nëse nuk gaboj, të më kthejnë përgjigje – shpresoj të më kthejnë përgjigje pozitive“, ka thënë ai.
Kurse, inxhinieri i Gjeodezisë, Nehru Maloku tha se kjo pemë me fruta ka lartësinë më të madhe që është bërë deri tash.
“Me kërkesën e Alkedit të cilën na ka bërë para disa ditëve, kemi bërë disa përgatitje për të caktuar lartësinë e kësaj pemë që duhet të regjistrohet në librin e Genisit. Në bazë të rezultatit, lartësia e kësaj peme është 3 metra e 413 milimetra dhe është lartësia më e madhe që e ka punuar dikush “, ka thënë ai
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit