Grupi GIS i Kosovës (GGK) ka prezantuar së fundmi një hartë tematike që ilustron liqenet artificiale kryesore të vendit dhe kapacitetin e tyre ujor, duke tërhequr vëmendjen ndaj sfidave serioze që lidhen me qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve të ujit në Kosovë.
Të dhënat e GGK tregojnë se Liqeni i Ujmanit vazhdon të jetë rezervuari më i madh dhe më i rëndësishëm strategjik, me një kapacitet prej rreth 390 milionë metra kub ujë. Pas tij renditet Liqeni i Radoniqit, i cili mban afërsisht 113 milionë metra kub dhe është jetik për furnizimin me ujë në rajonin e Dukagjinit.
Në anën tjetër, Liqeni i Batllavës dhe ai i Badocit, me kapacitete përkatësisht rreth 35 dhe 30 milionë metra kub, përbëjnë burimet kryesore të ujit të pijshëm për pjesën qendrore të Kosovës. Edhe liqenet më të vegjël, si Vasileva, Përlepnica dhe Livoçi, ndonëse me vëllime më të kufizuara, kanë rëndësi të veçantë për furnizimin lokal me ujë.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...