Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se është kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por ka thënë që njohja është e mirëseardhur.
“Populli i Kosovës dhe ai palestinez e ka pasur një histori të njëjtë të shtypjes persekutimit. Populli palestinez ende mbetet nën nënshtrim. Unë gjithmonë kam qenë kundër regjimeve, e jo kundër njerëzve. Hapja e ambasadës së Izraelit në Jerusalem do të jetë thikë pas shpine ndaj palestinezëve”, tha ai në Pressing.
“Kemi përjetuar një histori të përbashkët. Trump iu referua Kosovës si shtet me shumicë myslimane, ai kishte të drejtë por më ka befasuar reagimi i VV’së. Në reagimin e tyre ata thanë që Kosova nuk është vend islamik, por vend me shumicë myslimane. Në këtë rast një vend me shumicë myslimane nuk duhet të jetë pro shtypjes së një vendi tjetër mysliman që shtypet. E di që një njohje nga shteti i Izraelit është shumë e dobishme, por zhvendosja e ambasadës në Jerusalem nuk duhet të ndodhë. As vendet e BE’së nuk e kanë bërë këtë dhe nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet”, shtoi Kelmendi.
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...