Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar në Spitalin e Pejës për të vizituar të lënduarin e sulmit që ndodhi në Gllogjan ndaj autobusit të nxënësve.
Ajo tha se ai po merr trajtimin e duhur në spitali dhe sapo ka përfunduar operacionin, njofton Klan Kosova.
“U siguruam nga drejtori i spitalit dhe stafit shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur. Është kryer operacioni dhe është nxjerrë gëzhoja dhe pacienti është në gjendje stabile”.
Gexha tha se sikurse secili qytetar i Kosovës edhe ajo ndjehet e tronditur nga “ky akt kriminal që u shuan tri jetë të qyetarëve”.
“Në emër të MSH ju shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, shokëve dhe mësimdhënëseve, si dhe i urojmë shërim të shpejtë edhe pacientit që është i shtrirë”.
Gexha tha se ka ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për çdo nevojë që ka Spitali i Pejës dhe pacientët.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan