Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha në një konferencë për media bëri të ditur se deri tani nuk është shënuar asnjë rast i Lisë së Majmunëve në Kosovë.
Gexha së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thanë se deri tani në bazë të të dhënave epidemiologjike rreziku për popullatën është i ultë, megjithatë tha MSH me strukturat e veta po e monitoron situatën.
“Duke qenë se rastet e para janë konfirmuar në rajon, rreziku që të shfaqet edhe në Kosovë është real. Andaj për çdo ndryshim në lëkurë e simptoma tjera si ethe, dhimbje muskujsh e lodhje luteni t’i drejtoheni mjekut familjar”, tha ajo.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë tha se lajm i mirë është që Lia e majmunëve nga të dhënat e deritanishme nuk përhapet shpejt si COVID-19, megjithatë theksoi se duhet të jenë vigjilent./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës