Situata aktuale ekonomike dhe sociale në Kosovë është vërtet shqetësuese thotë për arbresh.info ekonomisti Safet Gërxhaliu.
Sipas Gërxhaliut nga tërheqja e trustit po e pësojnë më së shumti shtresa e ulët e qytetarëve dhe qeveria duhet ta gjejë ndonjë zgjidhje tjetër përveç saj.
“Eshtë e vërtet që kohëve të fundit po flitet për mundësinë e tërheqjes së trustit pensional por më e rrugës është që qeveria ta gjejë ndonjë zgjidhje tjetër dhe alternativa e fundit të jetë trusti”, tha ai.
Sipas tij zgjidhja më e mirë që qeveria mund të bëjë është që atë përqindje që do të lejohet për të tërhequr ta mbulojë me ndonjë pako për rimëkëmbje.
“Mundësia më e mirë që qeveria mund të bëjë është që atë përqindje që lejohet për të tërhequr ta mbulojë me ndonjë pako për rimëkëmbje siç ka vepruar qeveria në të kaluarën sepse këto mjete janë të qytetarëve”, thotë Gërxhaliu.
Rikujtojmë se Bekim Haxhiu deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë
Shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Serbi, shkon në ...