Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve

23:26 | 6 Mars 2026
Q L

Në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka ndarë disa fotografi emocionuese nga dita kur trupat e familjes Jashari u mishëruan me dheun e Kosovës.

Në fotografitë e ndara në rrjete sociale shihet procesi i rivarrimit të anëtarëve të familjes Jashari.

Disa mjekë ligjorë, varret e secilit anëtar, dis aushtarë me uniforma të UÇK-së, tespihet mbi secilin dru të varrit dhe Rifat Jashari që bart një arkivol – janë disa prej momenteve të përjetësuara në fotografi.

Kjo ditë e kobshme për popullin shqiptar u ngulit në kujtesë të përjetshme, duke simbolizuar atdhedashurinë dhe sakrificën për liri.

56 anëtarët e familjes Jashari fillimisht u varrosën në mars të ’98-tës, për tu rivarrosur në Prekazin e lirë, më 2002.

Shpërndaje në rrjete sociale