Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se qytetarëve të Kosovës i duhet sa më shpejt që është e mundur liria e lëvizjes, pasi që kjo po është pengesë e madhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.
“Unë apeloj të gjithë deputetët që sot për interesa të ngushta politike të mos e ndalin hapin për Kosovën, të shikojnë ka ardhmëria e Kosovës, e qytetarëve të saj. Votimi i demarkacionin do të hap shtigje të reja për Kosovën”, e citon televizioni publik Gërxhaliun.
Sipas tij mosvotimi i demarkacionit do të bëjë që të ketë vazhdim të getoizimit të Kosovës edhe për një kohë të gjatë.
“Për këtë nëse do të kalojë sot demarkacioni, Kosovës i hapet një dritare e re për bashkëpunim dhe avancim të të gjitha proceseve. Unë besoj se deputetët do të shikojnë nga e ardhmja. Në rast të mosvotimit të demarkacionit pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe qytetarët e saj”, deklaroi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, vlerësoi se është koha që të mendojmë nga e ardhmja.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...