Gjykatat e Kosovës nuk po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi. Kështu është shprehur Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Sipas Gërxhaliut kjo është tejet shqetësuese dhe gjithmonë gjykatat arysetohen se familja nuk dëshiron. “Jo të gjitha gjykatat në Kosovë nuk i sjellin në autopësi.
Shpesh ndodhë me pretekstin që nuk dëshiron familja”, tha Gërxhaliu
Këto komente Gërxhaliu i bëri në tryezën e organziuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, me temën: “Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidente të komunikacionit: Shqetësimi i industrisë së sigurimeve”.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, foli edhe për sigurinë në kominikacion. Sipas tij, mbi 90 përqind të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurisë.
“Po e them me përgjegjësi të plotë 90 për qind të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë nga mos përdorimi i rripit të sigurisë”, tha Gërxhaliu.

LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...