Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka thënë se vazhdimi i gërmimeve për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë do të vazhdojë në pranverë, kur të përmirësohet koha.
“Në Serbi kemi kontrolluar tri lokacione në mesin e tyre dhe Kizhevaku. Kemi qenë dhe në Pozarevë të Novi Pazarit ku kemi bërë hapjen e kanaleve testuese dhe kontrollimin e vendit deri aty ku jemi bindur që nuk janë lëvizur për 100-200 vitet e fundit, si dhe kemi bërë kontrollin e Shtavallit, gjithashtu një minierë që dyshohet për një varrezë ku do t’i qasemi pas Kizhevakut. Në Kizhevak e dini që janë gjetur pesë trupa apo individë kurse pjesa tjetër është konzervuar me masa gjeo-plastike dhe do t’i qasemi menjëherë kur të kemi përmirësimin e kohës në pranverë”, ka thënë Gërxhaliu.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës po ashtu theksoi se gjatë këtij viti në Kosovë janë gjetur 11 trupa në 9 lokalicione.
Kizhevak./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...