Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Përveç tij, Gërvalla është takuar edhe me homologen kanadeze dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës.
“Së bashku me Kryeministrin e Kanadasë, z. Justin Trudeau, homologen time kanadeze, znj. Mélanie Joly dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës, jemi sot në Montreal të Kanadasë për të diskutuar për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën”, ka shkruar Gërvalla .
Ajo ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në përkrahjen e saj për Ukrainën, për popullin e saj, për të gjithë viktimat e pafajshme të kësaj lufte dhe për paqe e stabilitet në rajon dhe Evropë./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër