Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Ministren e Jashtme të Islandës, Thorgerdur Katrin Gunnarsdottir, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me të cilën ka diskutuar avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gërvalla ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve me Islandën, duke përmendur marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe për riatdhesimin si prioritetet kryesore, si dhe bashkëpunimin në fusha si turizmi, arsimi, energjia, mjedisi dhe siguria.
Ajo gjithashtu ka ngritur çështjen e ndalimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, duke theksuar se kjo përbën shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Siç ka shkruar Gërvalla: “Vende si Islanda, nënshkruese të iniciativës kundër ndalimeve arbitrare të qytetarëve dhe me traditë të gjatë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë rol të rëndësishëm që kjo praktikë të denoncohet hapur dhe të mos kalojë pa u vënë re nga partnerët ndërkombëtarë.”
Gërvalla falënderoi Islandën për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës gjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe theksoi se kjo mbështetje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...