Thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë, mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në realizimin e projekteve dhe investimeve kapitale dhe strategjike ishin temat kyqe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yōko Kamikawa.
Gjatë këtij takimi Gërvalla shprehu falënderimet e saj për gjithë mbështetjen e madhe që Japonia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, si në rindërtim, zhvillim ekonomik, arsim dhe proceset integruese.
Ministria e Jashtme përmes një komunikate thotë se Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut etj.
Me ministren e Jashtme të Japonisë, Ministrja Gërvalla foli edhe për zhvillimin e njohurive të teknologjisë informatike dhe digjitalizimit, duke u dakorduar për angazhim të përbashkët në realizimin e projekteve konkrete që për synim kanë tërheqjen e investimeve japoneze, krijimin e mundësive të punësimit të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës./Arbresh.info/
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin ...
Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin te Legia, shënon ndaj ish ...
Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, fl...
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...