Në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla denoncoi përfshirjen e strukturave të regjimit të Vuçiqit në nxitjen e dhunës, krimit të organizuar dhe propagandës kundër Kosovës.
Ajo theksoi se Ministri i Jashtëm aktual i Serbisë, Marko Gjuriq, është bashkëpunëtor i afërt i kriminelëve që organizuan sulmin në Banjskë.
“Pas agresionit paramilitar, ai u ul për kafe me mikun e tij, vrasësin Radoiçiq. Kjo është pamja e vërtetë e politikës serbe,” deklaroi ministrja Gërvalla.
Gërvalla po ashtu shtoi se Kosova, përkundrazi, ka luftuar me sukses ndikimin e krimit të organizuar dhe ka çliruar qytetarët e saj serbë nga kapja e strukturave kriminale të kontrolluara nga Beogradi.
“Asnjë nga këto nuk gjendet në raportet e UNMIK-ut, të cilat shpesh janë të njëanshme dhe anashkalojnë faktet bazike,” theksoi ajo, duke kërkuar nga OKB-ja një vështrim të drejtë e të paanshëm mbi realitetin në terren./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...