Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla Schëarz, ka thënë se Serbia i ka ofruar disa shteteve afrikane pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime, për ta ç’njohur Kosovën
Gërvalla-Schëarz theksoi se zotimet e Washingtonit nuk janë zbatuar asnjëherë nga Serbia.
“Është e qartë që Serbia nuk e ka ndalur asnjëherë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës. Përkundrazi dhe pandeminë edhe vaksinimin e ka përdorur për ta intensifikuar. Nga bisedat që kam pasur me ministra të Jashtëm të shteteve të Afrikës kam kuptuar se Serbia ka ofruar pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime. Zotimi që është dhënë në Washington nuk është zbatuar asnjëherë këtë vit. Sa i përket organizatave ndërkombëtare qeveria e ka një strategji se në cila organizata do të aplikojë në afatshkurtër dhe afatgjatë”, ka thënë Gërvalla.
Këto komente, Gërvalla i ka bërë në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...