Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, shkruan Arbresh.info.
“Finlanda ka qenë dhe mbetet një partnere e besueshme e Republikës së Kosovës, si dhe një mbështetëse e palëkundur e rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, theksoi Ministrja Gërvalla.
Në përfundim të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë, ajo i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e ardhshme duke theksuar se ai do të vazhdojë të mbetet një mik i Kosovës./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...