Në një takim kurtoazie, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë këtij takimi, ministrja e uroi ambasadorin për fillimin e mandatit duke theksuar angazhimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, si partnere strategjike dhe aleate kyçe të vendit tonë.
Ministrja Gërvalla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandërprerë që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe në rrugëtimin e vendit drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e rolit të mërgatës sonë në Gjermani, e cila shërben si një urë lidhëse shumë e fuqishme mes dy vendeve, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në fushat ekonomike, shoqërore dhe kulturore.
Gjatë takimit me Ambasadorin Rudolph, gjithashtu u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët kyç të ekonomisë, sigurisë, energjisë dhe inovacionit.
Ministrja Gërvalla dhe ambasadori u dakorduan për intensifikimin e investimeve dhe për nxitjen e projekteve që përfshijnë mërgatën tonë, duke vlerësuar këtë bashkëpunim si një faktor të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e përbashkët të Kosovës dhe Gjermanisë./Arbresh.info
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit