Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime