Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përfaqësoi Kosovën në takimin e dytë ministror në formatin Ukrainë – Evropa Juglindore
Ky takim u mbajt në kuadër të Forumit të Dubrovnikut dhe u bashkëkryesua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andriy Sibiga, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Përmes komunikatës së përbashkët të miratuar në takim, ministrat riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Po ashtu, u ritheksua përkushtimi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Tërheqja e plotë e forcave dhe pajisjeve ruse nga e gjithë territori i Ukrainës, ndalja e armiqësive dhe rikthimi i plotë i integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht mbeten thelbësore për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në komunikatë./Arbresh.info
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri