Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi takime përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Radosław Sikorski, si dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, z. Ian Borg, në margjinat e Ministerialit të mbajtur në Taorminë, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës.
Në këto takime, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve evropianë në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke e konsideruar këtë mbështetje thelbësore në një periudhë sfidash për Evropën dhe botën demokratike.
“Mbështetja e aleatëve si Polonia dhe Malta është thelbësore për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. Në të njëjtën kohë, gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe për të shtyrë përpara agjendat e përbashkëta mbetet një pikë kyçe e përkushtimit tonë të ndërsjellë,” njoftoi Ministrja Gërvalla.
Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj si një faktor i qëndrueshëm në rajon dhe si një partner i besueshëm në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh për paqen, sigurinë dhe të ardhmen evropiane./Arbresh.info/
Lista Serbe dorëzon listën për zgjedhjet e 7 qershorit, këta...
Pal Lekaj tërhiqet nga gara për deputet, jep mbështetje për ...
Spanja raporton një rast të ri hantavirus te pasagjeri i eva...
36 zyrtarë policor të NjRSH-së certifikohen në fushën “...
Esktradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari për trafikim a...
Zgjedhjet e parakohshme, ndryshohet një qendër e votimit në ...