Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në hapjen solemne dhe panelin e nivelit të lartë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Senegal.
Panelistët e parë ishin presidenti Senegalez, Macky Sall, presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, kryeministri i Guinea-Bissaut, Geraldo João Martins dhe ministri i deleguar në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Iwao Horii, përcjell Arbresh.info
Përmes një komunikate për media nga MPJD thuhet se në këtë panel u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetin institucional në Afrikë dhe më gjerë.
Në margjina të këtij forumi, Gërvalla takoi kryeministrin e Republikës së Guinea-Bisaut, Geraldo João Martins, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes të dy vendeve.
Takime në kuadër të forumit u zhvilluan edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gabonit, Regis Onanga M Ndiaye, Ministrin e Mbrojtjes të Gambias, Seringe Modou Nji dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme afrikane.
Gërvalla është dakorduar për thellim dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...