Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, u takuan në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York për të biseduar rreth forcimit të partneritetit mes dy vendeve dhe situatës së përgjithshme në Evropë dhe në Ballkan.
Në këtë takim Gërvalla nënvizoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik me Greqinë, duke e vlerësuar lart mbajtjen e forumit të përbashkët ekonomik si një platformë për nxitjen e investimeve të ndërsjella dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen ekonomike të të dyja vendeve, shkruan Arbresh.info.
“Dy ministrat biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan si dhe proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...