Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, i ka reaguar ish kryediplomatit kosovar, Skënder Hyseni, i cili ka krahasuar deklaratat e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, me ato të kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla Schwarz i ka dalë në mbrojtje Osmanit, duke thënë se Hyseni është fytyra e vërtetë e personazheve që sipas saj, janë më të gërditshmet në historinë e Kosovës.
“Ja fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën”, shkroi ajo.
Tutje Gërvalla Schwarz thotë se Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur.
“Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, shkroi krejt në fund kryediplomatja kosovare, njëherit kryetare e Listës Guxo.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës