Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Ministrja Gërvalla ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe se do të vazhdohet edhe më tej me kultivimin e tyre në shumë sfera.
Në këtë kontekst, Ministrja e Jashtme ka përmendur edhe rolin e diasporës shqiptare, e cila është një urë lidhëse shumë e rëndësishme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij zviceran.
Zonja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që prej periudhës së paraluftës e në vazhdimësi. Ajo ka thënë se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për situatën me pandeminë dhe të dyja palët kanë theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse. Ministrja Gërvalla ka thënë se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike në mënyrë që Kosova, në një ta ardhme të afërt, të mund të sigurojë sasinë e vaksinave për të gjithë qytetarët.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...