Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjenerali Clark, nga ana e tij, ka uruar ministren dhe qeverinë e re për marrjen e mandatit. Gjithashtu ka theksuar përparimin e Kosovës që e vëren pas çdo vizite./arbresh.info/
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...