Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka kërkuar përfundimin e bllokadës që po pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë për media, Gërvalla theksoi se procesi po pengohet nga ata që kanë votuar kundër, dhe jo nga ata që janë shprehur në mbështetje të tij.
Sipas saj, zgjidhja qëndron në vullnetin për të ecur përpara dhe për të ndalur pengesat institucionale.
“Kush bllokon procesin si në jetën private, ashtu edhe në jetën publike. Jo ai që voton për, procesin e bllokon ai që voton kundër. Prandaj duhet hequr dorë nga sjellja bllokuese, duhet zhbllokuar Kuvendit, duhet zgjedhur kryetari, kryesia e duhet të vazhdojmë me institucionet tjera”, ka thënë Gërvalla./Arbresh.info
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi