Ish-presidenti amerikan, George W.Bush i ka kthyer letrën vajzës së vogël kosovare, e cila i kishte shkruar atij para disa ditëve.
Bush e ka falenderuar vajzën e quajtur Pavarësia, për letrën duke i shkruar se shpreson ta takojë ndonjëherë.
“E dashur Pavarësia, faleminderit për letrën që ma dërguat. Shpresoj të të takoj ndonjëherë. Zoti të bekoftë ty, familjen dhe vendin tënd”, ka shkruar Bush, transmeton Indeksonline/

Pavarësia i kishte sqaruar Bush-it në letër se kishte lindur 2 minuta pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, deri sa kishte shtuar se shpreson që ish-presidenti ta vizitojë Koosvën për ditëlindjen e saj.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...