Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka folur për rrahjen që kanë ndodhur në LDK ditë ma parë. Ai ka thënë se më nuk është pjesë e kësaj partie. Por, thotë se tash Statuti i partisë ka ndryshuar dhe për ketë po ka telashe.
Por, gjatë emisionit “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, Geci ka thënë se gara në LDK për kryetar të partisë nuk do të kaloj me telashe. Sipas tij Isa Mustafa përsëri do te jete kryetar i partisë.
“Unë jam i bindur se Isa Mustafa do të jetë përsëri kryetari i LDK’së. Nuk do të ketë kryetar tjetër. LDK nuk humb asgjë nëse bëhet përsëri Mustafa kryetar”, ka thënë Geci.
Geci ka thënë në T7 se LDK nuk do të bije kurrë poshtë. Ai madje thotë se kjo parti mund te jete në koalicion me kënd të dojë, por nuk do të humbë asnjëherë.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...