Qeveria e Kosovës po pret nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, që kanë deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi ka hyrë 5 kilometra brenda territorit të Kosovës, që të bisedojë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ai ishte kryetar i kësaj partie në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes.
Marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetur pezull, meqë dy partitë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, ende nuk po arrijnë konsensusin për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Derisa zyrtarë të lartë të PDK-së kanë deklaruar publikisht se kjo marrëveshje për demarkacionin është gabim, pasi me të është hyrë pesë kilometra brenda territorit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa po hesht duke mos e thënë asnjë fjalë nëse i mbështet këto deklarata të partnerit të koalicionit ose jo.
Mirëpo, këshilltarët e tij ia kanë gjuajtur topin PDK-së dhe presidentit, i cili në kohën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte kryetar i PDK-së dhe ministër i Punëve të Jashtme. Rreth demarkacionit dje ka diskutuar edhe Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane, në të cilën është shtruar kërkesa për seancë dëgjimore për demarkacionin, por që është kundërshtuar nga opozita. ..(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...