Gazetari serb Slobodan Georgiev është goditur nga tabloidët serbë, meqë ka akuzuar kryetarin e Serbisë si fajtor pse Kosova i ka vënë taksat.
Georgiev ka thënë se Vuçiq ia doli t’i provokojë shqiptarët, prandaj ata bëjnë veprime ‘të gabuara’.
“Politika e Serbisë ndaj Kosovës ka bërë Prishtina të nisë luftën tregtare, e cila shpesh mund të jetë hyrje për ‘konflikte të armatosura’. Për fat të keq, ky është realiteti – Vuçiqi ia ka dalë t’i ‘provokojë’ shqiptarët që të bëjnë veprime të gabuara, prandaj sot jemi buzë konfliktit”, ka shkruar Georgiev në Twitter.
Portali “Srbija danas” e akuzon gazetarin se po provon të bëhet ‘më i madh se Thaçi e Haradinaj’, dhe ta bind Djilasin (një opozitar serb) se nëse e marrin prapë pushtetin në Serbi, Prishtinës do t’ia bënin të mundur anëtarësimin në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, me çka praktikisht di ta njihnin Kosovën./gazetametro.net
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...