Kandidati për drejtor Ngadhnjim Kastrati mori votat e 6 anëtarëve të bordit nga 7 që ishin të pranishëm, por, pavarësisht kësaj, është kërkuar interpretim ligjor për shkak të paqartësive në ligj.
“Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) duke u bazuar në nenin 30 pika 7 të Ligjit për RTK-në sot ka votuar në mënyrë të hapur për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm.Kandidati i parë ka marrë 6 vota për dhe një kundër. Bazuar në nenin 30, pika 4, ku thotë se “kuorumi mbledhjeve të Bordit është gjashtë (6) anëtarë”, dhe meqenëse neni 32.3 i Ligjit për RTK-në është i paqartë rreth cilësimit të 2/3 të anëtarëve, Bordi ka vendosur që të kërkojë interpretim ligjor për këtë nen. Pas marrjes së interpretimit ligjor, Bordi do ta konstatojë gjendjen”, tha për RTKLive Afërdita Maliqi.
Në garë për drejtor të RTK-së ishin Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...