Për nder të ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.
Dhjetëra gazetarë kanë dalë në sheshin “Zahir Pajaziti” për t’i kërkuar të drejtat e tyre, raporton arbresh.info.
Vetëm për pesë muaj janë raportuar tetë raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, u tha në protestë.

Majlinda Aliu nga bordi i AGK-së tha se kjo datë e rëndësishme nuk e gjen mirë komunitetin e gazetarëve në Kosovë.
“Dita e lirisë së shprehjes nuk është që i gjen gazetarët në Kosovë edhe mirë.
Ne kemi reaguar si organizatë ndaj rasteve që janë raportuar. Është shumë më rendësi që Institucionet e drejtësisë të ndriçojnë rastet e paraqiture. Bëjmë thirrje që këto organe të merren me seriozisht me këto raste. Brenda këtyre 5 muajve janë raportuar tetë raste të kërcënimeve”.
“Një gjë e mire është që prokuroria e shtetit ka vendosur të emërojë një prokuror që merret ekskluzivisht me rastet e gazetarëve”, ka përfunduar ajo./Arbresh.info/

Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...