Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me Nën-Sekretarin Permanent dhe Udhëheqësin e Shërbimit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizitë rajonale.
Ata, njofton kumtesa qeveritare, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale në vend, me theks të veçantë krijimin e institucioneve të reja, sfidat dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rrugën drejtë zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës.
Haradinaj e falënderoi Nën-Sekretarin McDonald për rolin dhe kontributin e Britanisë së Madhe në të gjitha etapat e zhvillimeve për Kosovën.
Nën-Sekretari McDonald ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë e Britanisë së Madhe, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e ngushtë bilateral ndërmjet dy shteteve.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...