Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritukuar mocionin procedural që të futen 50 pika të rendit të ditës prej tyre 40 aprovime të ligjit në seancë të Kuvendit.
Sipas tij, duhet të flitet për mungesën e energjisë elektrike në vend.
“Rendi i ditës i miratuar në Kryesi i ka 38 pika të rendit të ditës, tash propozohet që t’i shtohen edhe 12 pika pa asnjë arsye hiç. Nuk po e kuptoj pse po e doni këtë me u bë 50 pika të rendit të ditës. Kurrë s’ka ndodhë në këtë kuvend mi kalu 50 ligje brenda ditës. Në vend që të flitet për energjinë se si njerzt po mërdhihen pa rrymë si rezultat i paaftësisë së qeverisë”, tha Gashi./arbresh.info/
Këtë mocionin e kanë kundërshtuar edhe PDK dhe AAK./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...