Arben Gashi thotë se unë flas me Vjosa Osmanin, e kam shoqe.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për raportet e tij me Vjosa Osmanin pasi kjo e fundit u shkarkua nga pozita e nënkryetares së LDK-së.
Ai thotë se rrugët e Osmanit me LDK-në tashmë janë ndarë por thotë se ka raporte shoqërore me të.
“Kemi diskutuar disa herë. Kemi raporte shoqërore. Unë flas me Vjosa Osmanin e ekipin e saj. Kam shokë aty. Ka pasur në vazhdimësi një pakënaqësi në lidhje me zhvillimet. Jam mundu me afru edhe unë edhe Kujtim Shala, por në fund rrugët u ndanë. Mendoj se Vjosa ka pasur ende hapësirë me vepru në LDK dhe mendoj se nuk do të ketë askund ma mirë se në LDK”, ths Arben Gashi.
“Kryesia nuk e ka përjashtuar nga partia, por vetëm e ka përjashtuar nga nënkryetarja. Tash kemi mbetur të dytë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, thotë ai.
Gashi thotë se nuk e di pse ka ndodhur kjo ndarje në LDK.
“Nuk e di pse ndodhi kjo. Edhe vet unë kam menduar ndryshe shpesh herë. Unë nuk jam rreshtuar mbrapa Isa Mustafës, por mbrapa LDK-së. Ndoshta rrugë tona bashkohen përsëri, nuk i dihet”, tha Gashi./orainfo/
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...