Ministri Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli kanë vizituar Stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” për të parë nga afër investimet që janë bërë në këtë stadium.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka thënë se UEFa e ka dhënë dritën e gjelbër që me 13 të luhet loja, raporton Arbresh.info.
“Më në fund Kosova do ta ketë një stadium sipas kritereve të UEFA-s. Për herë të parë në Kosovë do të luhen lojrat në Prishtinë dhe është një momentum që më në fund e kemi stadiumin e gatshëm. Ka qenë përkushtim i yni sepse në tre muajt e fundit janë kryer 60% të punimeve ashtu siç e kemi marr stadiumin”, ka thënë ai.
Gashi ka thënë se stadiumi mbanë emrin e Fadil Vokrrit.
“Edhe pse ai s’do të jetë këtu më 13 , ky stadium mbanë emrin e tij, emrin e legjendës”, ka thënë ai./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...