Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur kryetarin e Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi.
Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike është informuar për sfidat e komunitetit të biznesit në Kosovë, ndër të cilat konsiderohen infrastruktura energjetike dhe rrugore, si dhe mospërfaqësimi i tyre në Diasporë, për të cilën kërkuan edhe një ligj të veçantë.
“Infrastruktura energjetike dhe ajo rrugore janë problemet e para, me të cilat përballet komuniteti biznesor. Kërkojmë edhe stimulimin e investimeve të diasporës kosovare nëpërmjet një ligji të veçantë”,- ka thënë kryetari i Odës, Skender Krasniqi.
“Ankesat dhe sugjerimet tuaja janë të domosdoshme. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka marrë seriozisht lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë”,– ka thënë ministri Gashi.
Zëvendëskryeministri Gashi ka premtuar se do t’i marrë parasysh ankesat e Odës së Afarizmit, duke i ftuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar funksionimin e tregut të biznesit në Kosovë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...