Anëtari i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se LDK është sinonim i politik-bërjes në Kosovë.
“LDK është sinonim i politikbërjes në Kosovë në këto 30 vitet e fundit. kemi kaluar nëpër procese të ndryshme dhe kemi qenë faqebardhë”, tha ai.
Tutje Gashi tha se LDK i ka rezistuar shumë sfidave ndër vite, andaj pret rezultate të mira edhe në këto zgjedhje.
“Deshën që LDK-në ta eliminojmë edhe fizikisht. E dimë. Disa të tjerë kanë qenë edhe kundër pavarësisë. Kaluam edhe sfidën shumë të rrezikshme me administratën Trump. Do të ishte hera e parë që Kosova do të largohej nga tavolina dhe Serbia të qëndronte. Por ne morëm përsipër përgjegjësinë dhe treguam vetën në momentet më të vështira”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7 .
Gashi po ashtu tha se vetëm LDK e ka mbështetur Marrëveshjen e Rambujes dhe se asnjëherë partia e tij nuk ka qenë kundër proceseve të cilat kanë qenë iniciativë nga partnerët ndërkombëtarë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...